Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1693 testime dhe janë konfirmuar 2 raste të reja me Koronavirus, një rast në Shkodër dhe një në Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.