Në tetor të vitit 2019 aktori i humorit Rezart Veleshnja pranoi publikisht se është në një lidhje. Mirëpo, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, ai vazhdon ta mbajë partneren larg vëmendjes publike.

Ditën e sotme, Rezarti ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Trotuar”, ku dha një lajm të madh. Ai zbuloi se do të martohet së shpejti.

“Do të martohem, shumë shpejt madje”, tha aktori gjatë një bisede me Mariana Kondin. Rezarti refuzoi ta thotë emrin e partneres, duke u shprehur “Pse për botën e kam gruan? Gruan e kam personale”.
View this post on Instagram





