Dy persona gjatë paradës së komunitetit LGBT në Miami janë goditur nga një kamion, duke mbetur një i vdekur dhe tjetri i plagosur.

"Të dy meshkujt u dërguan në Qendrën Mjekësore Shëndetësore Broward, ku njëri u shpall i vdekur," tha detektivi i Departamentit të Policisë Ali Adamson në një konferencë shtypi.

Adamson tha se FBI po ndihmon në hetimin e këtij rasti.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Wilton Maneors, 10 milje në veri të Fort Lauderdale, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë, kur një person hyri me kamion në mes të turmës që po festonte.
Burimi: CNN
