Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 13:01

Almeda nxjerr momentet nga lindja e Alinës dhe ka dy fjalë për Tolgahanin

Pak ditë më parë Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Alinës. Lajmin e bukur e dha Tolga përmes një postimi në Instastory ku tregonte se ishin shumë të lumtur.

Çifti ka qenë i kursyer në publikimin e fotove gjatë këtyre ditëve, por sot Almeda me rastin e Ditës së Baballarëve ka vendosur të ndajë disa momente me Tolgën. Në një prej fotove ajo shfaqet krah Tolgahanit në ditën kur solli në jetë Alinën.

Në një foto tjetër Tolgahan shfaqet duke mbajtur Alinën e duke treguar këmbët e saj të vogla.

Ndërsa në videot e tjera aktori luan e argëtohet me të birin.

"Faleminderit që je babai më i mirë për Efehanin dhe Alinën. Të duam më shumë sesa e imagjinon. Tolgahan gëzuar ditën e baballarëve dashuria ime", shkruan Almeda.