Nga Shqipëria / E Diel 20 Qershor 2021, 09:09

U bë nënë për herë të parë, ja pse u detyrua Aurela Hoxha ta mbajë të fshehtë lajmin

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Burime për "Iconstyle" treguan se modelja dhe partneri i saj janë bërë me djalë, por preferuan ta mbajnë sekretin lajmin. Madje pë 9 muaj Aurela nuk ka postuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.

Por mesa duket modelja paska një arsye të fortë pse po rezervohet kaq shumë për jetën e saj private.

Burime pranë Aurelës kanë treguar për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.