Vrasja e 20 vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë opinionin publik. Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ku fajtor është shpallur bashkëshorti i saj, ka folur shoqja e ngushtë e Carolinës e cila e ka takuar vetëm pak orë para vrasjes 20 vjeçaren.

Në dëshminë e saj, shoqja e Carolinës thotë se atë ditë që ndodhi ngjarja është takuar me të dhe më pas në kafe ka shkuar dhe bashkëshorti i britanikes ku gjithashtu ishte dhe foshnja 11 muajshe.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të shpërthyer, dhe pse atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur“, ka thënë shoqja e Carolinës, raportojnë mediat greke.

Në dëshminë e saj shoqja e Carolinës ka thënë se mërzitja e saj ishte e justifikueshme pasi 20 vjeçarja kishte shumë përgjegjësi familjare dhe personale mbi supe.
Shoqja e 20 vjeçares ka theksuar se Carolina me bashkëshortin ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kishin në aplikacion në telefonat e tyre ku mësonin në çdo kohë ku ndodhej njëri dhe ku ndodhej tjetri.
Duke iu referuar karakterit të shoqes së saj, dëshmitarja foli për një vajzë dinamike me një “karakter të mbyllur”.

