Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Qershor 2021, 23:11

Sherri me Noizy-n/ Meriton Mjekiqi flet për herë të fundit: Kam marrë këtë vendim

Meriton Mjekiqi dhe Noizy kanë qenë shumë të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit, pasi mes tyre ka pasur shumë përplasje virtuale. Meritoni duket se ka vendosur që të mos flasë më për të dhe ta konsiderojë një kapitull të mbyllur.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ai është pyetur në lidhje me Noizy-n, por ka refuzuar të japë një mendim për të.

“Të ndërrojmë pyetje sepse çdo përgjigje e imja ndaj emrin që përmende mund të bastardohet. Kam vendosur, e them ekskluzive, që nga ky moment me lut çdo gazetar dhe çdo media që të mos përfshihet emri im dhe i tij. Ky është një vendim i imi. Koha televizive është shumë e rëndësishme për t’i dhënë audiencë”, është shprehur Meriton Mjekiqi.