Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Qershor 2021, 18:06

Eriksen kthehet në shtëpi, e shoqja Sabrina: Më në fund jemi bashkë

Sabrina, gruaja e Christian Eriksen ndihet e çliruar tani që e keqja e kaloi dhe futbollisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e djeshme Eriksen doli nga spitali dhe në një prononcim për GDS, Sabrina thekson se Christian dhe ajo kanë nevojë për qetësi.

“Christian është mirë. Tani jemi së bashku dhe na duhet vetëm pak pushim e qetësi“.

Lojtari i Interit do të shkojë në Milano në mesin e muajit korrik për të kryer disa kontrolle mjekësore. Eriksen do të kalojë të gjitha “provimet” e detyrueshme dhe më pas do të marrë një vendim për të ardhmen.