Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Qershor 2021, 16:04

Feston ditëlindjen, prindërit e Ledrit surprizojnë Sara Hoxhën

Bukuroshja Sara Hoxha feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo është surprizuar nga prindërit e Ledrit, të cilët e kanë uruar me fjalët më të ëmbla.

Xheraldina ka publikuar në rrjete sociale një foto të Sarës pranë vogëlushes së saj, krahas së cilës ka shkruar: Pashule, drita e Poit. Paç jetë të gjatë, t’i qëndrosh afër në çdo gëzim dhe hidhërim vajzës tënde/mbesës sime. Urime ditëlindja.

Ndërkohë i ati i Ledrit, Agron Vula, ka ndarë me ndjekësit një foto familjare të Sarës, Ledrit dhe Poem Blu-së. “Pashule, urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.