Elton Ilirjani dhe pastori Akil Pano ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Zonë e Lirë”. Pastori tregoi se në momentin e njohjes me Eltonin, në studio televizive, ai i ka bërë deklarata dashurie.

“E njoh se më ka bërë dhe deklarata dashurie gjatë kohës kur kemi pasur biseda televizive në studio të tjera. Kur them deklarata dashurie them si pastori është një person shumë i dashur për ne, madje një pjesë e shokëve të mi e duan shumë, vdesin ta takojnë, gjëra të kësaj natyre. Ka pasur shumë komente q? Elton Ilirjani po propozon pastorin live”, tha ai.

“Unë kam shumë respekt për pastorin, është një person shumë i dashur dhe i kujdesshëm. Më bëhet qejfi që kam përballë një person serioz”, iu përgjigj Eltoni.




