Ana Kauri ishte një ndër konkurrentet më të komentuara në “Përputhen”, e cila vazhdon të mbetet e tillë dhe pas daljes nga programi.

Ana ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka treguar nëse do ta shohim më në televizion. Ajo tha se ka pasur disa oferta, por po mundohet të zgjedhë më të mirën.

“Realisht më pëlqen shumë televizioni dhe do doja shumë që të mbetesha te bota e televizionit. Kam pasur disa oferta por po mundohem të zgjedh diçka që më mua më përshtatet tamam tamam dhe po pres Shtatorin. Një program intensiv do më pëlqente shumë, i përditshëm”, u shpreh Ana.



