Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri ishte së fundmi e ftuar në “Prive”. Ajo iu përgjigj deklaratës së Andit, i cili e ka quajtur fallco dhe dinake.

Ana tha se ajo i ka thënë Andit “tip i lëkundur” dhe “fallco” që në momentin kur ai hyri në “Përputhen” dhe atij i ka djegur e vërteta.

“Mendoj se njerëzve iu vjen inat dhe ta kthejnë në mënyrën më të keqe kur ua përplas të vërtetën në fytyrë. Andi ka qenë një ndër personazhet që unë i kam thënë që në fillim, që kur hyri që ka qenë komplet i lëkundur dhe dukej shumë fallco. Si ka ardhur mirë dhe e vërteta dhemb, i ka dhembur shumë”, u shpreh Ana.




