Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Qershor 2021, 00:12

Elton Ilirjani: Ali Pasha ka qenë biseksual, siç ka qenë dhe Aleksandri i Madh

Elton Ilirjani në një lidhje me "Zonë e lirë" mbrëmjen e sotme deklaroi se nuk do të ndalet para kauzës së tij kundër gjuhës urryese që disa personazhe të famshëm shqiptarë kanë përdorur ndaj komunitetit LGBT.

Eltoni gjatë fjalës së tij bëri dhe një deklaratë të fortë duke u shprehur se Ali Pashë Tepelena dhe Aleksandri i Madh kanë qenë biseksual. 

"Edhe jetën e jap për kauzën time. Unë vdes dhe nuk e lë këtë kauzë. Jam trim, jam burrë. Pavarësisht se dua një mashkull, jam burrë. Jam nga Tepelena dhe jam nipi i Ali Pashë Tepelenës. Ali Pashë Tepelena ka qenë biseksual, siç ka qenë dhe Aleksandri i Madh.