Linda Rama e ftuar mbrëmjen e sotme në "Ilva Now", përballë Ilva Tares zbuloi shumë edhe nga jeta familjare e saj e kryeministrit Rama. Kur u ndal tek Zaho, Linda tregoi se ai e mësoi në shkollë që babi i tij është kryeministër ndërsa ajo vetë i kishte treguar se ai bën një punë të rëndësishme.

"Zaho e dinte që babi bënte një punë të rëndësishme, por e kuptoi që quhej kryeministër në javën e dytë të klasës së parë. Erdhi në shtëpi dhe më tha: Mami kam një gjë për të të thënë. Çfarë?-e pyeta. E di ti që unë jam djali i kryeministrit? Unë qesha dhe e pyeta se kush ia tha. Shokët ma thanë sot dhe babi im është kryeministër-tha. Unë ia kisha shpjeguar që babi bën një punë të rëndësishme në dobi të njerëzve. I kisha thënë që kur ishte në kopësht që babin duhet ta nxjerrim të lumtur nga shtëpia që ai t’i bëjë mirë punët e tij, se punët e tij janë kopshte për fëmijët, spitale për njerëzit, rrugë për makina. Nëse ne e nxjerrim të mërzitur babi nuk do t’i bëjë këto dhe ai është motivuar. Mu desh nja dy ditë ta mendoja si do ja trajtoja këtë çështjen e kryeministrit dhe biseda vijoi”, tregoi Linda.


