Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 21:09

'Djalin e çoj vetë në shkollë', Linda Rama tregon pse vendosi të refuzojë 'privilegjet' kryeministrore

Linda Rama është e ftuar mbrëmjen e sotme në "Ilva Now" në një intervistë me gazetaren Ilva Tare. Linda tregoi se që nga dita e parë e bashkëshortit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare, ajo vendosi të refuzojë shumë nga shërbimet shtetërore që i ofrohen familjes kryeministrore dhe zgjodhi thjeshtësinë.

“Unë që në ditën një, për të shmangur këtë “futjen e hundëve”, privilegjet …sapo mu dha rasti refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, u shpreh znj.Rama.

Ajo tregoi se vazhdon ta shoqërojë vetë me makinë djalin e saj, Zaho çdo ditë në shkollë dhe se nuk ka punonjës sigurie.

Linda tregoi se ka zgjedhur të mos e shoqëronte asnjëherë jashtë vendit bashkëshortin e saj, përveç rasteve kur prezenca e saj në vizitat e tij nevojitej për arsye protokollare.