Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 18:06

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Vetëm tre raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat bën me dije se janë kryer 3027 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërkohë situata në spital sa vjen e përmirësohet pasi vetëm 7 pacientë janë të shturar, nga të cilët tre janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin ka vetëm 127 raste aktive.