Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 15:03

Greqia hap kufijtë për Shqipërinë, ka çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Prej datës 19 Qershor shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi, si për arsye familjare ashtu dhe turistike.

Qytetarët duhet të kenë me vete formularin Plf, certifikatë vaksinimi, test PCR ose test i shpejtë, apo certifikate e diagnozës pozitive të vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. 

Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë, nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Në rast se formulari nuk plotësohet online, MEPJ  informon se do të thotë që është arritur kuota ditore e duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Burimi: "ABC News"