Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Sot është bërë një vit nga lindja e vogëlushes dhe Jonida i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto të saj, duke shkruar se jeton vetëm për të.

"Si sot para 1 viti, ne 12.04 te pashe futyren per here te pare, te degjova zerin dhe te ndjeva aromen. Qe nga ky sekond e perjete jeton mama vetem per ty Emushe! Zoti te bekofte gjithe jeten per kete lumturi te papershkrueshme qe i ke dhene mamit dhe babit", ka shkruar aktorja.

Kujtojmë se Jonida është një nga protagonistet e serialit "H.O.T", i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. "H.O.T" ose "Humans of Tirana" është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
Seriali tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten. Kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga: Ermal Mamaqi, Klea Huta, Jonida Vokshi, Ana Lika, Xhoda, Megi Pojani, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.






