Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 13:01

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku është ndarë nga jeta këtë të premte.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ku shpreh ngushëllime për familjarët.

Kaçaniku mori pjesë në shumë shfaqje teatrale dhe është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.