Duke filluar nga data 20 Qershor, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë pa asnjë kufizim.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria Gjermane e Punëve të Brendshme. Vendimi i Gjermanisë vjen menjëherë pas deklaratës së Bashkimit Europian, ku u hoqën kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga 8 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .
Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia
Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia
Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut
Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Burimi: "Newsbomb.al"
