Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 12:12

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tre vajza të mitura, 61-vjeçari humb ndjenjat në gjykatë

Pak ditë më parë Vasil Mullaj, 61-vjeç, u arrestua nga policia e Gjirokastrës, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj tre vajzave të mitura (14 vjeç, 8 vjeç dhe 7 vjeç). (Lexo këtu)

Sot ai ka dalë para Gjykatës së Faktit në Gjirokastër dhe mësohet se ka humbur ndjenjat kur po i jepej masa e arrestit.

Burime nga policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej tre ditësh, Mullaj është futur në grevë urie. Ai nuk pranon as të pijë, e as të hajë në formë proteste ndaj akuzën që ai e cilëson si të padrejtë.

Burimi: "ABC News"