Nga Shqipëria / E Premte 18 Qershor 2021, 11:11

‘Më në fund në shtëpi’, familja i bën pritjen e ëmbël vajzës së Feros dhe Arbenitës

Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. E vogla erdhi në jetë në Gjermani dhe vetëm së fundmi familja janë kthyer në shtëpinë e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Arbenita, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto nga pritja që i është bërë Ninës, një pritje princeshash.

“Më në fund në shtëpi”, ka shkruar Arbenita, e cila përgjatë kësaj periudhe është treguar shumë aktive në rrjete sociale.