Një javë më parë këngëtarja Elvana Gjati publikoi këngën e saj më të re, të titulluar “Loti”. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga publiku, por jo vetëm.

Këngëtarja nga Rumania dhe me famë botërore, Elena Alexandra Apostoleanu, e njohur si Inna, e ka mbështetur Elvanën publikisht. Ajo ka shpërndarë në rrjete sociale këngën e saj, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

Elvana ka reaguar e lumtur, duke shkruar: “Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”.






