Një 57-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Viktima është Xhafer Beta.
Dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike e ka çuar drejt vendimit ekstrem. Para pak kohësh atij i kishte vdekur nipi dhe për shkak të lidhjes së fortë që kishte me të, ai kishte kaluar në depresion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: "Abc News"
