Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 23:11

Jasmina

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmina ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Top Arena”. Ajo iu përgjigj pyetjeve të Antonelës në lidhje me personazhet e programit, duke zbuluar disa të pathëna.

Jasmina tha se e ka lënë Andin me një mesazh, teksa e cilësoi dhe si njeriun më të shtirur në “Përputhen”. Në lidhje me konkurrentët e tjerë, ajo zbuloi se është zhgënjyer nga Atdheu.

 

Antonela: Çfarë ndodhi mes teje dhe Andit?

Jasmina: Na la… Iku me të shumtit. Se bëj shaka. Ndodhi një asgjë e madhe.

Antonela: Të la për Dionën apo xhelozi e jotja?

Jasmina: Asnjëri nuk la asnjërin. Unë mund të them që e lash me një mesazh. Ai mund të thotë se e lashë se ishte xheloze.

Antonela: Të ka zhgënjyer njeri?

Jasmina: Kohët e fundit që kam marrë vesh shumë gjëra, jam zhgënjyer nga Atdheu. Më falso nga personazhet e Për’Puthen. Andi, me ty e kam. Fillo të jesh më i sinqertë se mbase do ecësh në këtë jetë.