Aktori i njohur shqiptar Ernest Zymberi është bërë baba për herë të dytë ditën e sotme. Bashkëshortja e tij, Lena ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ernesti ka publikuar foton e parë familjare, duke zbuluar se i kanë vendosur bebushit emrin Rron.
"Mire se erdhe ne jete RRON !
Duke te pritur ty, une, Nani e Mara jemi pregaditur qe mbi te gjitha te japim dashuri te pafund. Uroj qe te kesh shendet e shume gezime ne jete. Do te bejme gjithcka qe ne e kemi ne doren tone, qe ty te mos mungoje asgje.
Po t'i falim netet pa gjume, sakrificen e dhimbjet e Nanit per juve, lodhjen e merakun tone ne kembim te mbaresise per ty. Me ty dhe Maren krijuam familjen tone te vogel me dashuri te madhe! Faleminderit Zot", ka shkruar ai.