Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 19:07

‘I jep gjërat me pikatore’, Çimi dhe Stela i japin fund me njëri-tjetrin

Ndonëse kanë bërë disa takime bashkë, marrëdhënia e Çimit me Stelën është ftohur. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Çimi u shpreh se Stela i jep çdo gjë me pikatore, por ai nuk është 20 vjeç që të luftojë për të.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Çimi: Stela kaloi nga distanca në hapa pas.

Stela: Mua nuk më pëlqeu dhe e shikoj që Çimi ndoshta nuk e pëlqen tipin tim.

Çimi: Mua më pëlqen tipi yt dhe kam qenë i sinqertë 100%. Por je shumë e largët, shumë e ftohtë. Ke pasur super distancë.

Stela: Domethënë nuk të pëlqen tipi im.

Çimi: Jo tipi jot, nuk më pëlqen por ajo që jep ti është me pikatore. Ti thua lufto, por nuk jemi 20 vjeç.

Stela: Kështu i bie që nëse nuk më jep Çimi atë që kërkoj, të shkoj tek çunat e tjerë.

Më tej Stela refuzoi të deklarohej vetëm për të në program. “Nuk jam gati për t’u deklaruar. Çimi je shumë i pa vendosur dhe nuk më jep siguri. Ne të dy nuk jemi për njëri-tjetrin”, i tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)