Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 17:05

Bashkë si dikur, Renee bën bashkë Norën dhe Robertin

Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka përfunduar ciklin parashkollor dhe ditën e sotme është diplomuar.

Ceremonia e diplomimit ka bërë bashkë Norën dhe Robertin, të cilët nuk kanë munguar në ditën speciale të Reneesë. Nora ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, duke e uruar.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dhe një video të Robertit, i cili shfaqet duke mbajtur të voglën mbi shpinë.

Kujtojmë se Nora dhe ish-bashkëshorti kanë treguar shpesh se kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.