Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2621 testime dhe janë shënuar 5 raste të reja me Koronavirus.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. Ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.
