Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 17:05

U shpall kampione në Bodybuilding, flet Iva Aliko: Meshkujt më kanë frikë

Pak ditë më parë Iva Aliko u shpall kampione e Shqipërisë në Kambionatin Kombëtar të Bodybuilding. Ajo i habiti të gjithë me transformin e saj dhe për këtë ka folur sot, e ftuar në “Shqipëria Live”.

Iva tha se është stërvitur rregullisht për dy vite dhe si pasojë ka arritur në format e tanishme.

“Kam dy vite që stërvitem, jam stërvitur dhe përpara. Nuk e nisa për t’u bërë bodybuilder por u stërvitur çdo ditë, dëshira bëhej më e madhe dhe arrita në këto forma që kam dhe që më pëlqejnë pafund. Unë jam klasifikuar si femër seksi me forma bombastike, por format që preferoj aktualisht janë format që kam, me muskuj. Ka shumë meshkuj që bëjnë çudi, pasi çoj shumë pesha”, rrëfeu Iva, duke shtuar se meshkujt kanë dhe frikë nga ajo apo iu vjen inat.