Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 15:03

Cozman i dashuruar kokë e këmbë, i shpreh dashurinë partneres bukuroshe

Cozman së fundmi vendosi të bëjë publike lidhjen me një zeshkane shumë bukuroshe. 

Ishte fillimisht vajza ajo që postoi një foto me reperin, ku shfaqeshin të përqafuar e më pas imazhin e ripostoi edhe Cozman. 

Vajza quhet Fjolla dhe burime për "Prive" treguan se reperi është i shoqëruar nga zeshkanja edhe nëpër dalje e festa.

Madje tani Cozman nuk kursen as postimet për partneren duke treguar se është shumë i dashuruar. Së fundmi ai ka postuar një foto të Fjollës duke mbledhur qershi dhe ka vendosur një emoji me sytë me zemra, duke treguar se po e shijon shumë pamjen.