Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 13:01

'Nuk mund të fle vetëm', Kiara Tito rrëfen momentin e vështirë që i la shenjë

Kiara Tito e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC rrëfeu se tërmeti i Nëntorit i la pas shenja pasi sot e kësaj dite e ka të vështirë të fle vetëm pasi i kujtohet momenti kur tundeshin themelet e shtëpisë.

“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz“, tha Kiara.

Por me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezes Kiara ka arritur ta kalojë këtë periudhë.

“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh.“, u shpreh Kiara.