Nga Shqipëria / E Enjte 17 Qershor 2021, 09:09

2 muaj pasi konfirmuan lidhjen, Andi flet për ndarjen nga Melisa

Andi dhe Melisa që pasi konfirmuan lidhjen janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në rrjete sociale. Mirëpo është dashur vetëm një postim i Melisës që së fundmi të gjithë të dyshonin se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në thënien e postuar nga Melisa shkruhet se duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë, fjalë të cilat i bënë fansat të dyshonin se Andi mund t’i kishte thyer zemrën.

Por Andi i ka hedhur të gjitha poshtë duke folur për ndarjen e tyre me një postim në Instagram 

“As vdekja nuk mund të na ndajë”, ka shkruar ai krah fotos së tyre.

"Deri në përjetësi zemër”, i komenton Melisa.