Tashmë është zyrtare. Sergio Ramos i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin mbretëror Realin e Madridit pas 16 sezonesh dhe nuk e ka rinovuar kontratën që skadon më 30 Qershor. Lajmin e ka njoftuar klubi i Real Madrid në faqen e saj zyrtare.
“Real Madrid nuk ka rinovuar me kapitenin tonë Sergio Ramos, duke përfunduar kështu marrëveshjen me të. Lamtumira do i jepet përmes një konference për shtyp në orën 12:30 të së Enjtes,” thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ditët e fundit u duk se palët ishin drejt një marrëveshje, por kërkesa e lojtarit, që kërkonte një zgjatje me 2 vite të kontratës dhe oferta e Real Madrid, i cili propozonte vetëm një sezon dhe një ulje të pagës me 10% bëri që gjithçka të mos funksiononte dhe t’i jepnin fund bashkëpunimit disa vjeçar.
