Pak para se të nisë ndeshja Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.
Mediat italiane raportojne se alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.
Policiapo kryhen kontrolle dhe për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

