Një sherr ka ndodhur në një lokal në Itali mes një shqiptari dhe pronarit të lokalit. I gjithë sherri nisi vetëm për shkak se pronari i lokalit nuk pranoi të ndryshonte muzikën, që po bezdiste 20 vjeçarin shqiptar.
“S`më pëlqen fare kjo muzikë që ke vënë, ndërroje”, i tha i riu, por pronari refuzoi. Fillimisht, mes tyre pati një përplasje verbale ku nuk munguan fyerjet e renda. Më pas, 20 vjeçari, i cili po konsumonte alkool, ka lëshuar disa gota në drejtim të pronarit te barit e pastaj është ngritur dhe e ka qëlluar edhe më shishe në kokë. Burri ka mbetur i plagosur lehtë ndërsa shqiptari është prangosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Via Lanzi, në provincën e Ternit.
Burimi: Top Channel
