Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 16:04

Pasi u ribashkuan, Atdheu i shpreh dashurinë Sarës publikisht

Vetëm pak ditë pasi deklaruan ndarjen, Sara dhe Atdheu janë rikthyer bashkë. Lajmin e bëri të ditur edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila postoi në Instastory një foto pranë çiftit gjatë turit të Shkodër.

“Me çiftin në fuqi të “Përputhen”, shkruante Olsa.

Ata shoqëroheshin edhe nga ish-konkurrentë të tjerë të emisionit, si Shqipja e cila postoi një video ku Sara në një moment përqafon Atdheun.

Ky i fundit tani nuk i kursen as dedikimet në rrjete sociale.

Në foton e re të Sarës, Atdheu komenton: "E imja". 

"Bebi im", ia kthen Sara me përkëdheli.