Aktorja turke Berguzar Korel, e njohur nga roli i “Shehrezades”, është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç, i njohur nga publiku shqiptar si “Sulejmani i Madhërishëm”.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë aktorja, me anë të një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar disa foto pranë familjarëve dhe miqve, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Berguzar ka treguar se është në pritje të një vajze, pas dy djemve. "Zoti e di sa shumë e desha një vajzë. Familja ime, miqtë e mi, uroj të jemi një familje e madhe me fëmijë të lumtur", ka shkruar aktorja mes të tjerash.




