Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 15:03

Holanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Holanda ka mbështetur thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.

"Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria ka bërë përparim me reformat në disa çështje kyçe dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë fushë, ka përparim, megjithëse shifrat mbi dënimet e zyrtarëve të lartë mbeten një shqetësim theksuan deputetet holandeze. Gjithsesi Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm në kushtet e paracaktuara”, është shprehur ministrja e re e Jashtme, Singrid Kaag.

Kryeministri Rama e ka shpërndarë lajmin në rrjete sociale, duke shkruar se tashmë Shqipëria është “zhbllokuar”.

"LAJM TJETËR I MIRË
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim
*jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje", ka shkruar ai.