Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 14:02

Rrëfimi tronditës i 50-vjeçares: Burri më ngacmoi nënën, i futi duart në pjesët intime

Një grua 50-vjeçare nga Korça ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo tregoi se në moshën 27-vjeçare ishte njohur me shkuesi me një djalë, i cili më parë jetonte në Greqi.

50-vjeçarja tha se ata kishin filluar të jetonin në shtëpinë e nënës së saj. Pas disa vitesh ajo kishte ngelur shtatzënë dhe ishte celebruar me partnerin, mirëpo fëmijën e kishte humbur.

"Më vdes fëmija, pata një shtatzëni, jo të mbarë, nga muaji i 7 deri në muajin e 9 pati një zhvillim tej mase, më vdiq fëmija në bark, jam shtruar në spital. A ma vdiqën ata, e më vdiq mua, kjo nuk u përcaktua. Pas lindjes që fëmija u shpall i vdekur më kanë bërë analizat, kam dalë me një diabet 175 dhe thanë që ta ka mbytur diabeti, ndërkohë në lindje doktorët më plasin dhe tëmthin.

Më kuronin për kancer në mëlçi. Unë nuk jam diabetike për fajin tim apo për shkak të gjenetikës së familjes. Është dëmtuar pankreasi, ai nuk prodhon insulinë, tëmthi u hoq dhe unë mbeta dhe sot e kësaj dite, ka 23 vjet që po vuaj me diabetin", rrëfeu ajo.

Korçarja tregoi se burri i saj pinte, vidhte në shtëpi, shkonte me tjera dhe nuk i sillte asnjëherë para. Pas humbjes së fëmijës së parë, ajo kishte ngelur sërish shtatzënë me një vajzë.

50 vjeçarja tha se pas lindjes së vogëlushes bashkëshorti nuk ishte bërë më i gjallë. Me zërin që i dridhej, gruaja tregoi se ai kishte shkuar të merrte rrobat në shtëpi, kur ajo ndodhej në spital dhe i kishte ngacmuar të ëmën në pjesët intime.

“Pas lindjes së vajzës ai nuk u bë më i gjallë. Kishte shkuar dhe në shtëpi për të marrë plaçkat. Ai kishte pirë dhe i vajti mamasë në dhomë. I thoja më trego çfarë të ndodhi. Më erdhi i pirë më tha, nuk të them asgjë. I zura be për vëlla, më thuaj i thashë. Erdhi i pirë tha e më futi dorën kështu”, tha 50 vjeçarja.

Ajo i bën thirrje shtetit ta ndihmojë, pasi prej vitesh vuan nga sëmundje të shumta, madje diabeti po e çon drejt varfërisë. Gruaja nga Korça nuk ka kushtet ekonomike që të blejë ilaçet apo të bëjë ndërhyrjet e duhura.