Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 13:01

Jeni gati? Rozana Radi bën rikthimin e fuqishëm në muzikë pas 10 vitesh

Rozana Radi ka bërë një periudhë të gjatë pauze në muzikë, mirëpo gjejeni çfarë? Ajo do të rikthehet së shpejti dhe këtë herë me një këngë ritmike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, me anë të një postimi në Instastory. Rozana ka publikuar video nga studioja, bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli.

“Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike. Më besoni, me zor po pres. Po vi, po vi", ka shkruar ajo krahas videos.

Rozana ka treguar se kënga do të titullohet "Serenata nga Tirana" ose "Serenata Metropolitana". Zgjedhjen ua ka lënë në dorë fansave.