Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 12:12

E rëndë në Berat: Fqinjët gjejnë të moshuarën e vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një e moshuar është vetëvarur duke i dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për shtetasen N.P, 76 vjeç, e cila është gjetur e varur nga fqinjët në lagjen “Kala”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur? në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"