Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Qershor 2021, 11:11

BE heq kufizimet e udhëtimit për këto 8 vende, mes tyre dhe Shqipëria

Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përpos vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë dhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të kërkojë sërish test negativ për Covid-19 ose një periudhë karantine, për çështje sigurie.

Burimi: "Abc News"