Nga Shqipëria / E Martë 15 Qershor 2021, 20:08

Elton Ilirjani tregon listën me emrat që do denoncojë: Jul Deda, Bes Kallaku, Blerta Tafani...

Ka ngjallur një debat të ashpër akuza se fjala nënë mund të zëvendësohet me "prind që lind fëmijën". Bëhej fjalë për një vendim të marrë nga një grupim në Britaninë e Madhe, nga një organizatë që mbron të drejtat e komunitetit LGBT, por që në Shqipëri shkaktoi debat.

Elton Ilirjani duke folur sot për "Shqipëria live" deklaroi se ka denoncuar 10 personazhe të famshëm shqiptarë që sipas tij i kanë hedhur benzinë zjarrit.

"Kjo ka qenë një dhunë mediatike, me thirrje, urrejtje, ksenofobi. Dua të sqaroj që komuniteti LGBT në Shqipëri nuk ka kërkuar asnjëherë ndryshimin e emërtimit nënë dhe baba. Kjo filloi në emisionin e Ermal Peçit, të cilit i kam kërkuar që temat e komunitetin LGBT trajtoi me kujdes, mos i hidh benzinë zjarrit se populli shqiptar ende nuk është mësuar. Si do reagojë dikush në Gramsh, Tepelenë apo në Kukës të dëgjojë që një burrë ngelet shtatzënë? Kjo ngjall diskutime edhe në Teksas, ngrihet kisha, ngrihen njerëzit në protesta. Unë komunikova me Ermalin dhe i thashë po i hedh benzinë zjarrit, por më tha unë nuk të flas. Dhe ja bomba ndodhi duke plasur debate, që më pas vazhdoi me Julian Dedën që bëri një postim homofobik. Do marr masa, kam një takim në Manhattan me katër avokatët, kam njoftuar të gjitha organizatat LGBT, në Neë York, në California, në Florida, në Angli. Do marr të gjitha hapat ligjore proceduriale. Dhe nuk kam asgjë personale me këta 10 personazhe që do denoncoj. Emrat kryesorë janë Ermal Peçi, Julian Deda, Blerta Tafani, psikologia që ishte në debat dhe duhet t’i hiqet titulli, është Kosherja shoë, se Bes Kallaku doli me një editorial që është shumë i diskutueshëm dhe unë ia kam dhënë avokatëve ta shikojnë, pa qasje personale dhe pa inat, por thjesht për të parë nëse kjo ka ndikuar në hedhjen e benzinës në zjarr të fuqishëm, Altin Basha, në listë është edhe Kujtim Gjuzi, po ashtu edhe Visjan Ukcenaj dhe Turjan Hysko pasi Klanifornia është mbyllur me fjalën ‘pederast’. Të gjitha do diskutohen me avokatët e mi. Do bëj që të vendoset ligji që të respektohen të drejtat e personave ndryshe", tha Ilirjani.