E fejuara e Sardit feston sot ditëlindjen dhe artisti është kujdesur t'ja bëjë ditën më të bukur me një dedikim publik. Me një foto buzë detit dhe puthjen në ballë, Sardi ka uruar vajzën që i ka marrë zemrën.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës që dua të mbaj përqafuar pas vetes gjithë jetën”, ka shkruar Sardi.

Shpesh nëpër intervista Sardi ka treguar se ndihet shumë i dashuruar dhe shumë i lumtur.

