Nga Shqipëria / E Martë 15 Qershor 2021, 13:01

Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë

Aurela Hoxha i është shtuar listës së vajzave të showbizit që bëhen nëna në fshehtësi të plotë. Modelja e mbajti të fshehtë shtatzëninë për plot 9 muaj dhe po ashtu edhe lindjen e bebushit. 

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmojnë se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë sekret lajmin.

Aurela gjatë kësaj kohe ka qenë aktive në rrjete sociale, por s'kemi parë asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.

Modelja prej kohësh jeton me partnerin e saj në Spanjë, por identitetin e tij nuk e ka zbuluar.