Një ngjarje e rëndë nga tronditur Belgjikën. Një shqiptar nga Kosova, me inicialet B. A., 48 vjeç dhe me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij. Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj.
Fëmijët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.
Viktima 52 vjeç u godit me një mjet të prehtë dhe sipas policisë vdiq në vend.
Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.
Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.
“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.
