Nga Shqipëria / E Martë 15 Qershor 2021, 11:11

Eriksen poston foton e parë nga spitali dhe tregon gjendjen e tij

Christian Eriksen pësoi një atak kardiak, në mes të ndeshjes Danimarkë-Finlandë të “Euro 2020” pak ditë më parë. Ndjekësit e kampionatit europian u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij dhe mjekët u shprehën se Eriksen u rikthua nga vdekja dhe është mrekulli që ia doli.

Sot futbollisti ka postuar një foto nga spitali dhe tregon se është mirë. “Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Tani, do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme”, shkruan Eriksen.