Këngëtarja shumë e komentuar, Fjolla Morina prej kohësh është në një lidhje me Fisnik Sylën dhe shpeshherë çifti ka qenë në vëmendje të mediave herë duke u komentuar për martesën e herë duke u përfolur për ndarje.

Megjithatë Fisniku dhe Fjolla kanë treguar se vazhdojnë njësoj ta duan njëri-tjetrin dhe kanë një raport shumë të mirë edhe me fëmijët.

Fisniku ka publikuar së fundmi një foto të Aalyah-s shoqëruar me figurën e një zemre të kuqe, teksa ajo ndodhet në kurs baleti.

Në intervista Fjolla ka thënë se dy vajzat i saj i ka prezantuar që në fillim të lidhjes me Fisnikun dhe se ato kanë krijuar një raport shumë special me Fisnikun.



