Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 11.700 vaksina Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani", ka njoftuar Rama.
